Shifra të frikshme/ Rritet mesatarja javore e të prekurve me Covid-19 në vendin tonë

Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot se situata paraqitet serioze në vend si pasojë e Covid-19.

Numri i të vdekurve në 24 orët e fundit ishte 6 persona ndërkohë kishte 117 raste të reja.

Situata paraqitet serioze pasi është rritur gjithashtu numri i pacientëve në terapi intensive dhe i atyre të intubuar, që është shoqëruar fatkeqësisht me humbje jete.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 114 pacientë, 19 janë në terapi intensive dhe 3 pacientë janë të intubuar

Ju informojme per situaten epidemiologjike në 24 orët e fundit: Janë kryer 500 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 117 raste pozitive.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT