SHBA i dhuron Shqiperisë aq teste Covid-i sa ç’janë bërë gjithsej në Shqipëri që nga Prilli

USAID/Albania i ka dhuruar ISHP-së plot 29.000 teste për Covid-19, si pjesë e ndihmës së Shteteve të Bashkuara për Shqipërinë, në përgjigje të pandemisë.

Një shifër shumë e lartë kjo, nëse e krahasojmë me totalin e testeve që Shqipëria ka bërë në gjithë popullatën, që nga përhapja e pandemisë, rreth 39.000.

Lajmin e ka bërë me dije vetë USAID/Albania përmes rrjeteve sociale, ndërsa Ambasada e SHBA-ve thekson ndihmën e palodhur të Amerikës ndaj vendit tonë dhe gjithë botës.

Që nga shpërthimi i pandemisë, qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka angazhuar më shumë se 1.5 miliard dollarë ndihmë nëpërmjet Departamentit të Shtetit dhe USAID, posaçërisht me qëllimin për të luftuar pandeminë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT