Demokratë që kritikojnë çdo ditë Bashën, por nga ana tjetër votojnë Ramën

Një sondazh i hedhur në media ka nxitur zërat por apo kundër asaj se kush do të jetë kryeministri i ardhshëm i Shqipërisë.
Kështu në këtë sondazh janë aktivizuar edhe zërat kundër Bashës, që nuk kanë ngurruar që për “inat” të kryedemokratit të votojnë kundërshtarin e tyre politik, EdiRama si kryeministër të ardhshëm politik.
Kështu ka ndodhur me Edvin Kullurin, një zë kundër Bashës, që në sondazhin e hedhur nga portali neësbomb.al, nuk ka ngurruar që të votojë se Rama do të jetë kryeministri i ri i vendit nga zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Denoncimi për këtë “tradhti’ është bërë nga Florenc Hoxha, i cili është pejsë e strukturave të PD-së.
“Këta janë që kritikojnë Bashën dhe votojnë, Ramën”, shkruan Hoxha në Facebook, i cili nxjerr zbuluar emrin e Kullurit. Sakaq zërat kundër Bashës janë të shumtë të tillë si Ridvan Bode apo Jozefina Topalli, të cilët mund të ndjekin dhe modelin Kulluri, që shajnë gjithë ditën kryedemokratin dhe për inat që nuk i zgjodhi në lista të votojnë kundërshtarin politik.