Covid-19 po bën kërdinë tek moshat e reja, një 31-vjeçar përfundon në reanimacion

Ministria e Shëndetësisë ka lajmëruar se situata e Covid-19 në vend është serioze dhe theksin e ka vënë tek fakti që gjithnjë e më shumë po preken moshat e reja.

Dhe këtë po e vëmë re çdo ditë që nuk janë vetëm të moshuarit ata që po humbin jetën apo që kanë simptoma të rënda, por se Coronavirus po bën kërdinë edhe tek të rinjtë.

Gazeta “Shqip” mëson se rasti më i fundit është një djalë 31-vjeçar i cili është infektuar dhe aktualisht ndodhet në reanimacion tek Sanatoriumi. Sipas burimeve, i riu vuan dhe nga diabeti. Megjithatë në spital ka pacientë të tjerë 40-45 vjeç që janë në gjendje të rëndë.

Po ashtu, më herët u njoftua se një nënë 25-vjeçare nga Saranda bashkë me foshnjën e saj 3-muajshe u nisën me urgjencë drejt Tiranës pasi rezultuan pozitivë me Covid-19 pas testit.

Një mësues 39-vjeçar nga Shkodra u nda nga jeta pasi ditët e fundit gjejndaj e tij ishte komplikuar ndjeshëm. Mësuesi Gazion Rusi, i cili ushtronte profesionin e tij në Medresë e Shkodrës, ka qenë i shtruar në Tiranë, në spitalin “Shefqet Ndroqi” ku pavarësisht ndihmës së mjekëve nuk ka mundur t’ia hedhë kësaj sëmundje.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT