“Ilir Meta ka futur shtetin në kurth”, Frrok Çupi: Mazhoranca tregoi se është e dobët

Analisti, Frrok Çupi ka folur së fundmi për shkarkimin e presidentit Meta, teksa ka thënë se mazhoranca ka treguar dobësi të madhe për mos shkarkimin e Presidentit.

Në një intervistë në Top Talk, ai  shpreh se presidenti Meta, tashmë ka futur në kurthin e tij të gjithë shtetin. Kjo sipas Çupit vjen për shkak se Rama ka dhënë shumë koncesione tek Meta.

“Alegoria është kjo, se sot mazhoranca nuk dihet se kur do ti mbledh besimtarët e vet. Pak më tej është një akt që ka goditur fortë besimin te shteti. Shteti ynë është goditur me armë me vrasje politike, me ligj kundër pronës. Me drejtësi të padrejtë ndërsa sot u godit besimi. Shteti a ndodhet në rrezik? Mazhoranca tregoi se është e dobët. Kjo i kall datën qytetarit. Kjo mazhorancë dëshmoi se ka arsye por nuk ka forcë.” tha Frrok Çupi.

“Ka kohë që po flitet se ka një lidhje mes tyre, por unë jam skeptik. Mendoj se nuk ekziston. Sot Ilir Meta e ka futur në kurth Shtetin. Sot është radha e Ilir Metës. Jo të Edi Ramës, se ky u detyrua të lëshojë koncesione të mëdha ndaj Ilir Metës. Mazhoranca më mirë pranoi të hedh pasagjerët e vet se Ilir Metën. Është ikona e korrupsionit” tha Frrok Çupi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT