Kosova shtrëngon masat ndaj Covid: Qytetarët që vijnë nga Shqipëria duhet të …

Duke pasur parasysh numrin në rritje të të infektuarve, Kosova po ashpërson masat ndaj COVID-19 dhe prej 30 korrikut do të vendosë edhe kushte për vendet fqinje.

Një vendim i propozuar nga qeveria thotë se prej 30 korrikut të gjithë qytetarët e Kosovës të cilët vijnë nga Shqipëria, Serbia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi duhet të vetëkarantinohen apo izolohen për 7 ditë në shtëpitë e tyre.

Duket se Kosova do të marrë masa pas ditëve të fundit tragjike si për viktimat por edhe për shtimin e rasteve me COVID-19 dhe kjo do të prekë edhe Shqipërinë që këtë gusht pret shumë turistë nga Kosova.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT