Pozitiv me koronavirus edhe moderatori i njohur shqiptar: Pavarësisht kujdesit, u infektova

Gazetari dhe moderatori i njohur Bledi Strakosha ka rezultuar pozitiv me koronavirus.
Lajmin e ka bërë me dije vetë Bledi me anë të një postimi në ‘Facebook’.
Ai shkrun se pavarësisht kujdesit, ka rezultuar pozitiv me Covid-19, teksa ka shtuar se po e kalon me simptoma të lehta.
Ndër të tjera Strakosha u ka bërë thirrje qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm.
“Të dashur miq, pavarësisht kujdesit të shtuar, sot rezultova pozitiv me Covid-19. Ju lutem kujdesuni sa të mundeni për veten dhe të tjerët,” shkruan Strakosha në postimin e tij.
Kujtojmë që ditën e sotme kanë rezutuar pozitiv me koronavirus figura të njohura të politikës si, Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, deputetët e Kuvendit Ralf Gjoni, Elio Hysko dhe Enver Roshi.