U tha se do vendosej karantinë për ata që udhëtonin në Shqipëri, kryetari i Transportit Rrugor në Kosovë jep lajmin e mirë

Kryetari i Tranportit Rrugor në Kosovë, Ruzhdi Kurtishaj ka zhvilluar ditën e sotme një takim me kryeministrin, Avdullah Hoti dhe Ministrin e Infrastrukturës, Arban Abrashi.

Ky takim ka ardhur një ditë pasi u tha se qeveria e Kosovës do të vendoste kushte të reja për qytetarët që hyjnë në Kosovë nga vendet me rrisk të larë të Covid-19, dhe për kosovarët që do t’i kalojnë pushimet në Shqipërinë.

Por Kurtishaj është shprehur ditën e sotme për Indeksonline, se e ka marrë garancinë e kryeministrit Hoti se qytetarët që kthehen nga Shqipëria nuk do të vetëkarantinohen, pasi sipas tij vatra e COVID-19 s’është në Shqipëri, por në Kosovë.

“E para, vatra e krizës së pandemisë nuk është në Shqipëri, por në Kosovë. E dyta, çështja e krijimit të imunitetit të përgjitshëm të popullatës, pra perderisa shumë qytetarë tashmë i kanë pagat shumë të ulëta, shumë nga ta s’kanë mundësi fare të shkojnë në Shqipëri, derisa para nesh është sezona e vjeshtës dhe e dimrit, andaj është më së e domosdoshme të krijohet edhe imuniteti për t’u përballë me këtë virus. Prandaj është e domosdoshme që ata të qëndrojnë për disa ditë në diell, përballë detit apo në jod.

Çështje tjetër, është ajo e pagesës së hoteleve, qoftë nga kompanitë, qoftë nga agjensionet turistike apo edhe nga qytetarët që kanë dhënë avansin e tyre. Pra, kush do të merret me ta.

Duke i pas në konsideratë të gjitha këto, unë ja kam spjegu detajisht secilit ministër dhe tashmë kemi edhe koordinimit, garancinë që s’do të ketë vetëizolim për qytetarët e Kosovës që kthehen nga Shqipëria,” tha Kurtishaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT