Nga Kina ne SHBA, vaksinat anti Covid, 25 kandidate, ku jemi në testimet e tyre?
ETHEM RUKA

Shpejtësia me të cilën po punohet për prodhimin e vaksinës anti Covid nuk është parë ndonjëherë me pare. Më 25 korrik OBSH deklaroi se janë 25 kandidat vaksina në procesin e provave klinike te njeriu.
Vetëm katër prej tyre janë në një faze më te avancuar ose siç quhet faza 3, ndërsa kandidat vaksinat e tjera jenë në fazën 1 ose 2.
Kompania amerikane Moderna, këtë të hënë, filloi provat e fazës së tretë të 30 000 vullnetarëve.
Po ashtu dy kandidat vaksina kineze kane filluar me fazën e tretë qysh më15 korrik. Projekti i katërt është ai i kandidat vaksinës europiane. Ky projekt është vënë në lëvizje nga Universiteti i Oksfordit në bashkëpunim me kompaninë farmaceutike AstraZeneka dhe po provohet në Mbretërinë e Bashkuar, Brazil dhe Afrikën e Jugut.
139 projekte të tjera janë ne proces, por për momentin janë më me vonesë. Teknologjitë e përdorura janë të ndryshme. Disa përdorin virusin e “vrarë” ose të ç’aktivizuar. Kjo teknologji është përdorur nga dy kompani kineze. Një teknologji tjetër përdor proteinën e virusit që provokon sistemin imunitar për prodhimin e antitrupave.
Kompania amerikane Moderna po përdor teknologjinë më inovative, të pa provuar ndonjëherë deri më sot. Ajo shfrytezeon ARN që mbart informacionin për proteinën e coronavirusit.
Kjo ARN do të deshifrohej në qelizat humane, të cilat do të prodhonin proteinën e coronavirusit që provokon sistemin imunitar për prodhimin e antitrupave anticovid.
Rezultatet e deritanishme duken inkurajuese. Kandidat vaksinat nxitin prodhimin e antitrupave dhe limfociteve T.
Këto prova kanë treguar se nuk ka efekte anësore. Megjithaete në raste të veçanta janë vënë re disa efekte si dhimbje koke, lodhje etj, por eqe nuk konsiderohen të rrezikshme. Megjithatë është ende herët për të arritur në përfundime të sakta.