Shifrat e Covid në rritje, eksperti ngre akuza ndaj Komitetit: Mblidhni çakenjtë…

Eksperti i shëndetit publik Erion Dasho, duke parë situatën e ndërlikuar në të cilën ndodhet vendi nga Covid-19, thotë se është koha për profesionalizëm.
Teksa flet me shifra për numrin e rasteve të reja në vend, Dasho akuzon atë që ai e quan “turma e ekspertëve” se janë të paaftë, e për më tepër të pandershëm e manipulatorë.
Në një status në Facebook, Dasho i bën thirrje Ministrisë së Shëndetësisë dhe Komitetit të Ekspertëve që “të mbledhin çakenjtë dhe të lënë profesionistët të bëjnë punën”.
Statusi i plotë
KOHA PËR PROFESIONALIZËM!
Shqipëria sot është në vendin e tetë në Europë për numër rastesh të reja COVID për 100,000 banorë dhe në vendin e pestë për numër ditor vdekjesh. Për më tepër, situata është në përkeqësim.
Ndërkohë vazhdon refreni i “ekspertëve” që bëjnë thirrje për përdorimin e maskave dhe “garantojnë” se sikur të gjithë të mbajnë maska, situata do të zgjidhet për X apo Y javë!
Situata nuk përfundon me kaq! I njëjti grupim sot anatemon dhe përpiqet të njollosë çdokënd që bën thirrje për një përafrim profesional ndaj epidemisë!
Me guximin dhe paturpësinë e injorancës, turma e “ekspertëve” nuk njeh as diploma të fituara në universitete prestigjioze dhe as karriera shumëvjeçare që ata vetë nuk i kanë parë as në ëndërr!
JO, TË NDERUAR “SPECIALISTË” QË, NË RASTIN MË TË MIRË JENI TË PAAFTË DHE, NË RASTIN MË TË KEQ, TË PANDERSHËM DHE MANIPULATORË!!!
Përdorimi i maskës në mjedise publike të mbyllura sot është domosdoshmëri dhe detyrim ligjor, por kjo masë e vetme nuk mund t’a ndryshojë rrjedhën e epidemisë!
SA MË SHPEJT MINISTRIA E SHËNDETËSISË DHE KOMITETI I EKSPERTËVE DUHET TË HARTOJNË DHE ZBATOJNË NJË STRATEGJI TË INTEGRUAR TË BAZUAR MBI MASA INTELIGJENTE!
TË NDERUAR DREJTUES TË SHËNDETËSISË!
MBLIDHNI ÇAKENJTË DHE LEJONI TË PUNOJNË PROFESIONISTËT!
ATA NUK MUNGOJNË DHE, ME NDIHMËN E KOMUNITETIT TË MJEKËVE DHE SPECIALISTËVE SHQIPTARË NË BOTË MUND T’A NDRYSHOJNË RRJEDHËN E EPIDEMISË SË COVID BRENDA PAK JAVËVE!
BËJENI KËTË PËR HIR TË JETËS DHE SHËNDETIT TË SHQIPTARËVE!