“Po na shkakton dëme tek ekonomia lokale”/ Bashkia Igumenicë i kërkon Greqisë të hapë doganën e Qafë-Botës

Bashkia e Igumenicës i ka dërguar një kërkesë Ministrisë së Mbrojtjes së Qytetarit në Greqi, për të hapur shërbimin në doganën e Qafë-Botës. Dogana, me një vendim të qeverisë greke është mbyllur deri më 4 gusht, me arsyetimin se hapja e pikës kufitare ishte e dobishme për ekonominë lokale.

Kërkesa u parashtrua në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, nga kryetari i Bashkisë së Igumenicës Giannis Lolos, i cili bëri me dije se pretendimi do t’i paraqitet me shkrim Zëvendës Ministrit të Mbrojtjes Civile, Nikos Hardalias.

“Hapja e doganës e domosdoshme. Mbyllja e kësaj dogane, dëm për ekonominë lokale,“-mësohet se është shprehur Giannis Lolos.

Gjatë mbledhjes, është marrë si shembull dogana e Kakavijës, e cila edhe në shpërthimin e pandemisë operon me rregullat e reja duke respektuar edhe kontrollet e pasagjerëve. Por edhe dogana e Kakavijës, prej kohësh është e mbyllur për të gjithë qytetarët pasi kufirin lejohet ta kalojnë vetëm rezidentët ose personat me leje të veçantë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT