‘T’ju vijë turp ju që e quani veten patriota’, Dafina Zeqiri shpërthen ndaj kolegëve shqiptarë

Dafina Zeqiri është një nga këngëtaret shqiptare që është angazhuar shumë në nismën e fundit të bërë virale në rrjete sociale, “Put Kosovo on the map”, (Vendosni Kosovën në hartë).

Në fillim u mblodhën shumë firma nga peticioni, por mesa duket jo aq sa duhet, e kjo gjë e ka bërë nervoze këngëtaren e talentuar e cila ka “shpërthyer” e zemëruar në rrjete sociale.

Këngëtarja tha se duhet t’u vijë turp atyre që e konsiderojnë veten patriotë, por rrinë gjithë kohës në internet dhe nuk nënshkruajnë peticionin.

“Duhet t’iu vijë turp juve që i thoni “patriotë” dhe nuk keni “vakt” të hyni online në telefon (aty ku rrini gjithë ditën e natën e gjatë duke qesh njëri-tjetrin më shumë se e suportoni). Postoni selfie dhe merrni “like” a mi jep veç pak zor as zor jo me postuar për të drejtat tona në Kosovë jo? Edhe ju kolegët e mi nga Kosova e Shqipëria,”- shkroi Dafina Zeqiri.

dafst.png

Back to top button
LAJMET E FUNDIT