Covid-19/ Mjeku i njohur bën apel: Përdorni maskën e duhur, ose lëreni fare atë muhabet

Lidhur me përdorimin e maskave ka reguar sot edhe mjeku i njohur Ilir Alimehmeti. Përmes një postimi në rrjetet sociale ai është shprehur se jo çdo maskë mund të të mbrojë.
Ai ka postuar një fotografi, e cila shpjegon për çdo lloj maske, se sa përqind të mbron nga virusi. Për Alimehmetin e rëndësishme është distanca.
“Përdorni maskën e duhur në momentin e duhur, ose lëreni fare atë muhabet!,” shkruan ai.
Postimi i plotë
Që ta kemi të qartë!
Jo çdo maskë mbron! Maska nuk është dordolec!
Përdorni maskën e duhur në momentin e duhur, ose lëreni fare atë muhabet!
(Shtesë vetëm për ata që fokusohen në detaje dhe jo në mesazhin e përgjithshëm) Qëllimi i postimit është Mos u ndjeni të mbrojtur apo supermenë vetëm se keni maskë, sidomos maska të tipit “bëje mirë, bëje vetë”! Mbani distancën, se ajo është siguri 100%! Maska nuk është siguri 100%! Asnjë lloj maske!
DISTANCA ESHTE KYÇE