Nëse dyshon se je prekur nga koronavirusi, futu në këtë aplikacion dhe plotëso formularin

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar një aplikacion të ri, coronavirus.shendetesia.gov.al,  të lidhur me portalin e-albania ku mund të identifikohesh dhe të plotësosh një formular nëse dyshon se ju ose një i afërmi juaj jeni prekur nga koronavirusi.

Ministrja Manastirliu ka postuar videon në Facebook ku tregon se ky aplikacion do t’ju vijë në ndihmë qytetarëve nëpërmjet udhëzimeve që duhet të ndjekin nëse dyshojnë ose janë të prekur me COVID19 .

Në video jepen informacione, që mund të aksesohen duke vizituar faqen online te dedikuar për koronavirusin, për të verifikuar simptomat dhe për të komunikuar online me mjekun e familjes nga kudo ku ndodheni.

Ju do të udhëzoheni pasi të keni plotësuar online një formular të thjeshtë mbi gjendjen tuaj shëndetësore.

Nëse keni simptoma të COVID19 duhet t’i drejtoheni mjekut të familjes, të telefononi për këshillim në linjën e gjelbër 0800 4040 ose në numrin 127 të Urgjencës Kombëtare.

 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT