Debate të ashpra mes Murrizit dhe Alimadhit: Unë nuk jam ish-spiun i Sigurimit, ti shko merr certifikatën

Një debat i fortë është zhvilluar në seancë ndërmjet Myslim Murrizit dhe Adriatik Alimadhit.
Murrizi ka lëshuar akuza të forta ndaj Alimadhit, duke e akuzuar edhe si ish-spiun i Sigurimit të Shtetit.
“Unë kam marrë më shumë vota se partia jote zoti Alimadhi në zgjedhje. Nuk jam as ish-spiun i Sigurimit të Shtetit, ti shko e merr dokumentin, certifikatën te Gent Sula, te Autoriteti i Hapjes së Dosjeve. Listat e hapura largojnë ato që konkurrojnë për poste ne adminsitratë, ashtu si puna juaj që kandiduat për deputet për t’u bërë zv/ministër”, deklaroi Murrizi.
Alimadhi i është drejtuar disa herë me fjalë ofenduese. “Mos kakaris kot o deputet”, iu drejtua ai, Murrizit.
“Jam shumë krenar që firmën tate, zoti Alimadhi e kam çuar në tenxhere të fasules, firma jote mbaka erë”, iu kundërpërgjigj Murrizi.