Me avion të “Guardia Di Finanza” vijnë në Shqipëri 7 ekspertë italianë dhe 500 mijë… (VIDEO)

Me një avion të ‘Guarda di Finanza’ kanë mbërritur në aeroportin ‘Nënë Tereza’ 7 ekspertë të task forcës italiane.
Ata do të zhvillojnë një veprimtari konsulence me homologët shqiptarë në lidhje me aspektin shëndetësor specifik në diagnostikimin dhe luftën ndaj Covid.
Mjekët u pritën nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e cila u ka uruar mirsëardhjen dhe u ka thënë që shkembimi i eksperiencave është ajo që duhet. Si dhuratë nga Italia kanë mbërritur edhe 500.000 maska kirurgjikale të llojit II.