Reporterja për Shqipërinë në PE: Përshëndes miratimin e listave të hapura, tani vijoni dialogun

Reporterja për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Isabel Santos, ka përshëndetur ndryshimet kushtetuese të ditës së sotme.
Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, eurodeputetja thekson se është shumë e rëndësishme vijimi i dialogut konstruktiv.
“Përshëndes miratimin në Shqipëri të listave të hapura. Është e rëndësishme që të gjitha partitë e “Flamurit të Shqipërisë”, jashtë dhe brenda Parlamentit, të vazhdojnë dialogun konstruktiv që lejoi marrëveshjen e 5 qershorit për reformën zgjedhore, një kriter themelor për “Flamurin e Bashkimit Evropian””, nënvizon europarlamentarja.