Votimi i ndryshimeve Kushtetuese, Salianji: Ishte fundi i Ramës, tani ka dhe ndërkombëtarët kundër

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji, i ftuar në Top Talk bëri të ditur hapat që do të ndjekë opozita jashtë-parlamentare pas kësaj vendim-marrje të panegociueshme të kryeministrit Edi Rama lidhur me votimin e ndryshimeve kushtetuese.

Duke e cilësuar këtë veprim si fundi i qeverisjes së Edi Ramës, Salianji tha se PD ka të gjithë mbështetjen e qytetarëve për t’u rikthyer në qeverisjen e vendit.

Për më tepër ai shtoi, se kryeministri Rama është vendosur kundra ndërkombëtarëve, duke e bërë në këtë mënyrë të sigurt humbjen e tij në zgjedhjen e ardhshme.

“Përballjes me qytetarët Edi Rama nuk i shpëton dot. Ne sot kemi mbështetjen më të madhe tek qytetarët dhe shikoj që këtu po luhet për interesa thellësisht personale, duke dalë kundër ndërkombëtarëve. Edi Rama hiqej si njeriu që ishte i përkëdheluri i ndërkombëtarëve në këtë vend. Por e shikoni që e gjithë fryma, nuk besoj ndonjëherë se në këtë vend ka fituar ndonjë që ka qenë kundër interesave të Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian. Unë të paktën nuk di. Ky po del qartë haptazi, duke thënë në mënyrë të drejtpërdrejt duke nominuar që ky vend është sovran dhe i vetmi pronar është Edi Rama,” tha Salianji.

“Jemi këtu për të mbrojtur interesin publik. Duhet të mbrojmë cilësinë e përfaqësuesve, të institucioneve, të vendimarrjes dhe partitë politike. Rama mendon se do të fitojë tre katër mandate, ne do t’i përgjigjemi në të njëjtën mënyrë dhe nëse nuk do të marrim 90 mandate do të marrim 86. Por Rama e ka mbyllur kapitullin me Shqipërinë. Ai kërkon që duhen disa parti koalicionesh për t’u mos u llogaritur si vota, brenda koalicionit siç ka dy Shqipëria, por duke i ndarë me sigla, do të marrë dy tre mandate më shumë. Nuk do të ndodhë. Ne do t’i përgjigjemi në të njëjtën formë.

Për t’iu kthyer kujtesës po të shkurtër, në vitin 2005 me Fatos Nanon ndodhi e njëjta gjë, Partia Demokratike dhe opozita e atëhershme iu përgjigj me të njëjtën formë dhe fitoi,” u shpreh më tej ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT