Basha paralajmëroi braktisjen e “Këshillit”, ambasadorët Kim dhe Soreca i shkojnë në zyrë
Lulzim Basha tha sot se pas ndryshimeve kushtetuese, vendi i Edi Ramës është në burg. Ai paralajmëroi edhe braktisjen e tryezës së Këshillit Politik, duke u shprehur se Partia Demokratike nuk do ta ndjekë më lojën e Ramës.
Ky qëndrim ka bërë që ambasadorët Yuri Kim dhe Luigi Soreca të trokasin mbrëmjen e së enjtes në selinë blu.
Mësohet se diplomatët e SHBA dhe BE kanë nisur një bisedë me kreun e PD rreth orës 19:30.
Më herët, ambasadorët i kanë përshëndetur ndryshimet kushtetuese dhe kanë shprehur ‘merakun’ e tyre që palët të vijojnë punën në Këshillin Politik që u ngrit për reformën zgjedhore.