Florjan Binaj denoncon aplikacionin: Sapo kalova Kukësin në hartë më doli Serbia, ‘google’ i vendos sipas interesave…

Vazhdon debati për mosnjohjen e Kosovës në aplikacionet më të njohura të cilat përdoren për t’u orientuar.

Nisma “Put Kosovo on the map” u bë shpejt virale, por fatkeqësisht ende nuk ka dhënë impaktin që pritej. Shumë aplikacione si Apple map apo Waze, kur ti hap hartën nuk të del territori i Kosovës.

Dua Lipa dhe Rita Ora u bënë objekt bisede dhe u komentuan në shumë medie të huaja për reagimet e tyre, që disa i quajtën nacionaliste dhe disa fashiste.

Së fundmi ka reaguar edhe aktori i humorit Florjan Binaj. Ai ka bërë një postim në rrjete sociale, ku me një printscreen tregon se sapo kalon Kukësin, në aplikacionin Waze të del sikur je në Serbi, ndërsa Kosova nuk ekziston gjëkundi.

stst.jpg

“Nuk është vetëm Apple që nuk e njeh Kosovën, ka shumë aplikacione dhe programe që nuk e njohin siç është rasti i programit Waze(si tipi i google maps) që sapo kalon Kuksin, sips Waze, fillon Serbia… Yahoo.it e njeh më në fund, ndërsa Google i nxjerr hartat sipas interesave te shteteve në varësi nga shteti që lidhesh me internet… Beteja për njohjen e Kosovës nuk bëhet vetëm nëpër zyra me ministra por edhe me CEO-t e aplikacioneve më të njohura!!!”, shkruan Binaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT