Bajram e Pashkë/ Mjeku Tritan Kalo: Mos të harrojmë të urojmë njëri-tjetrin në këto kohë flame

Mjeku Infeksionist Tritan Kalo ka gjetur një moment në këtë periudhë të vështirë në të cilën po jetojmë që të urojë besimtarët e krishterë e myslymanë për Bajramin dhe Pashkët.

Në një status në Facebook ai shkruan se edhe në këtë kohë të kësaj “flame mbarëkombëtare” të mos harrojmë të urojmë njëri-tjetrin e t’i festojmë bashkarisht.

“Jemi të gjithë bijë e bija të Trojeve Arbërore,” shkruan Kalo.

Statusi i plotë

KOHË KOVIDIANE…..Miq, të afërm, kolegë, dashamirës e bashkëkombas kudo që frymoni në këto kohë të kësaj “flame mbarëbotërore”….Pavarësisht kushteve jo të zakonëshme që na imponon infeksioni Sars-Cov2/Covid-19, KURRË të mos harojmë të urojmë njëri tjetrin për këtë festë të lumnueme, sepse NE kurdoherë e në çdo rrethanë BAJRAM e PASHKË i kemi festuar e do t’i festojmë bashkërisht….Jemi të gjithë bijë e bija të Trojeve Arbërore….Together forever!!!

Back to top button
LAJMET E FUNDIT