“Edi Rama ka qejf të hajë dru mo vëlla”, Kryemadhi: Edhe sikur Aneta t’ja shkruajë kushtetutën, ai s’fiton dot

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi thotë se kryeministri Edi Rama nuk ka për t’i fituar zgjedhjet e ardhshme, pavarësisht ndryshimeve kushtetuese.
Kryemadhi duket më pak e shqetësuar nga aktorët politikë opozitarë, lidhur me ndryshimet kushtetuese. Në një intervistë me gazetarin Cim Peka, ajo konfirmoi pjesëmarrjen e opozitës së bashkuar në Këshillin Politik ditën e nesërme.
“Edi Rama ka qejf të hajë dru mo vëlla, qoftë në mënyrë verbale, qoftë siç do t’i vijë më pas. Edhe mamaja e tij, Aneta t’ja shkruaj kushtetutën nuk del dot fitues. Sot ai karikon njerëz që do të punojnë nga mëngjesi deri në darkë kundër tij. Çdo veprim i tij arrogant nxjerr njerëz kundër tij. Vuri kryetarë bashkie njerëz mafiozë. Njërit ia plasi zemrën se i thosht