PPE forcon zërin kundër ndryshimeve Kushtetuese, pas zëdhënësit reagon edhe sekretari: I trishtuar që nuk ishin gjithëpërfshirëse

Patrick Voller, Sekretari per Marrëdhëniet me Jashtë në PPE, ka reaguar mbi ndryshimet kushtetutese të miratuara dje nga Kuvendi, me 106 vota pro.

Përmes një mesazhi në “Twitter”, Voller shprehet se është i trishtuar që ndryshimet nuk u bënë në mënyrë gjithëpërfshirëse.

“Shumë i trishtuar që ndryshimet e fundit kushtetuese të votuara nuk u kryen në një mënyrë gjithëpërfshirëse. Nevojitet të rregullohet në kodifikim”, shkruan ai.

Reagimi i Voller vjen në vijim të një reagimi të unifikuar të faktorit ndërkombëtar, pra pas reagimit të zëdhënësit të Partive Popullore Europiane Michael Gahler, i cili po ashtu tha se ndryshimet Kushtetuese të miratuara dje janë të njëanshme.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT