SKANDAL në Athinë/ Ambasada shqiptare ndërron personel dhe e bën pushim pa lajmëruar, shqiptarët në grumbull, shtypen para saj për pasaporta (FOTO-VIDEO)

Një skandal i vërtetë po ndodh ditën e sotme në Ambasadën Shqiptare në Athinë.

Siç shihet nga pamjet e newsbomb.al, shqiptarët që qëndrojnë në Athinë janë grumbulluar pranë ambasadës për të marrë pasaportat, pa ruajtuar aspak distancën, madje pa maska dhe doreza.

Por, ata janë paraqitur më kot pranë ambasadës, pasi sot nuk do të mund ta marrin asnjë shërbim, sepse ambasada ka shtyrë afatin e pasaportave për shkak se ka ndryshuar personel, por nuk i ka lajmëruar më herët për këtë fakt.

Kësisoj në mungesë të një njoftimi nga ambasada shqiptarët janë mbledhur pranë saj, duke shtypur njëri tjetrin e duke u ngjitur në dyert e saj.

Ambasada e RSH në Athinë, me synim ardhjen në ndihmë të qytetarëve shqiptarë që jetojnë në Kretë dhe ishujt përreth, ofron shërbim për ata të cilëve 1) u kanë skaduar dokumentet e identifikimit; 2) janë në prag skadimi; ose 3) që vuajnë nga probleme shëndetësore dhe dëshirojnë të aplikojnë për pasaportë biometrike dhe kartë identiteti.

116878663_219696635959958_192940871545061865_n.jpg

116867345_1754819514675637_5125827056194964887_n.jpg

116438954_3213566582071873_646389024416634063_n.jpg

Back to top button
LAJMET E FUNDIT