Dalin qëllimet e vërteta, Nisma “Thurrje” kthehet në parti politike, do të garojë në zgjedhjet e 2021

Aktivisti i Nisma “Thurrje”, Endi Shabani, ka zbuluar se nuk përjashtohet ideja që kjo lëvizje të kthehet në parti politike dhe të garojë në zgjedhjet e 2021.
Në TvT, ai tha se po e shqyrtojnë idenë e angazhimit në politikë, por sipas tij me më shumë rëndësi është pasja e një sistemi të drejtë politik.
“Nëse do t’ja dalim duke qenë jashtë angazhimit politik, sigurisht se do ta shqyrtojmë dhe po e shqyrtojmë mundësinë për tu angazhuar politikisht , por këtu më shumë rëndësi ka çfarë instrumentesh ka në dorë qytetari dhe si ne e menagjojmë pasurinë e përbashkët, se sa se kush hyri në lojë, kush doli, për mua më shumë këto janë të dorës së dytë”.
Për Shabanin, më shumë se kush hyn e del në politikë, ka rëndësi fakti që qytetari do të duhej të mos kishte frikë që voton kundër Ramës ose jo, por të luftojë për një sistem të drejtë politik dhe jo vetëm.
“Ajo që ka rëndësi është fakti se a keni ne një sistem të drejtë ku qytetari, të mos ketë frikë që qytetari voton kundër Ramës dhe vota prodhon mandat për Ramën.
Ajo që ka rëndësi është që qytetari të ketë mundësi që administrator publik qe e kemi zgjedhur, të administroj pronën tonë të përbashkët, lajthit dhe sillet sikurse është pronar i pronës së përbashkët, ne të kemi mekanizma për ta shkarkuar atë nga detyra. Kjo është beteja që ne kemi, dhe këtë do të përpiqemi ta bëjmë në të gjitha format,” tha ai.