‘Covid nuk po kursen….’, mjekja e maskuar apel të fortë: Numri i rasteve është shtuar ndjeshëm, për fat të keq edhe mosha të reja që… (VIDEO)

Mjekja Migena Qato, ka bërë një apel të fortë për të gjithë qytetarët, veçanërisht për të rinjtë që të jenë të kujdesëshëm ndaj Covid.

Qato pëmes një videoje ku shfaqet e maskuar, ka theksuar se po përballemi me përmasa të pandemisë, që nuk ishim përballur më parë.

Më tej ajo deklaron se numri i rasteve të të prekurve është shtuar në mënyrë të konsiderueshme, ndërsa thotë se tani dominojnë për fat të keq edhe mosha të reja.

“Po përballemi me një pandemi të përmasave, që kurrë më parë nuk ishim përballur. Ditët e fundit kanë qenë jo të lehta për ne, pasi numri i rasteve është shtuar në mënyrë të konsiderueshme dhe jo vetëm kaq. Tani dominojnë për fat të keq edhe mosha të reja, të cilat kanë qenë të paprekura nga sëmundje të tjera më parë. Ndaj apeli shkon që të jemi shumë të kujdesshëm, të ruajmë distancën sociale, sepse tani Covid nuk ka më preference në moshë, nuk po kursen asnjë subjekt të popullatës. Ndaj jeni të kujdesshëm, mbroni veten tuaj dhe të afërmit”, shprehet mjekja.

Mesazhi i saj është shpërndarë nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila po ashtu iu bën thirrje qytetarëve të respektojnë rregullat kundër koronavirusit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT