Ish-deputeti i PD publikon videon: Pylli i Semanit në flakë, shteti po lejon dëme kolosale

Ish-deputeti i PD, Luan Baçi ka denoncuar përhapjen e flakëve në pyllin e Semanit dhe papërgjegjërinë e zyrtarëve për të shuar zjarrin në atë zonë.
Baçi thekson se edhe pse zjarri ka mbuluar pyllin, strukturat e shtetit nuk po reagojnë në kohë, ndërsa ka publikuar edhe video nga djegia e pyllit të Semanit.
“Banorët ishin të parët që dhanë alarmin, por strukturat e rilindjes po lejojnë që zjarri të shkaktojë dëme kolosale,” shkruan ai.
Postimi i plotë
Pylli i Semanit ne flake, papergjegjshmeri e strukturave te shtetit per tu gjendur ne kohe.
Vazhdojne me ore te tera flaket te perpijne hektare te tere me pyje, deme te pallogaritshme.
Topoja ne rete e dendura te tymit, banoret e zones ishin te paret qe dhane alarmin, por strukturat e rilindjes, me papergjegjshmerine e tyre, po e lene qe zjarri te perparoje dhe te beje deme kolosale, ne flore dhe faune.