VIDEO: U kritikua për fjalimin plot gafa në Parlament, deputetja sërish në “siklet”, nuk njeh vendet anëtare të BE

Deputetja Majlinda Halilaj u bë e njohur për publikun me fjalimin “epik” plot gafa në Parlament.

Fjalimin deputetja dukej sikur e shihte për herë të parë, pasi la një sërë gafash, teksa nuk shqiptonte në mënyrën e duhur, disa fjalë, ku nga të gjitha spikati “korporata”, që ajo e shqiptonte “këpërata”.

Deputetja  teksa u ‘kap mat’ nga gazetari Ismet Drishti, i cili nxorri edhe njëherë në pah mungesën e njohurive.

Halilaj, pjesë e një Parlamenti që aspiron të futet në BE, nuk njeh ende vendet e unionit.

Gazetari e pyet Halilajn, se përse Zvicra dhe Norvegjia kërkojnë të dalin nga BE, ndërsa ne duam të futemi.

Halilaj përgjigjet se ky është mendimi i tyre dhe nuk mund të gjykojnë këtë pjesë.

Ajo shtanget kur gazetari i thotë se Zvicra dhe Norvegjia nuk janë në BE, ndërsa deputetja e kalon situatën duke thënë se shpreson që këto vende të futen.

 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT