Berisha i del në krah Ylli Ndroqit, Basha diferencon gazetarët nga botuesi

Ylli Ndroqi u shoqërua sot në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës, ku është marrë në pyetje, pasi Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, urdhëroi sekuestrimin e 26 pasurive të tij, të cilat dyshohet se janë përfituar nga aktivitete kriminale. Lidhur me këtë lajm reagoi ish-kryeministri Berisha, i cili dënonte këtë veprim të SPAK. Pas postimit të tij dhjetëra komente i drejtoheshin Berishës se si mund të mbronte një trafikant droge, ndërsa të tjerë i kujtojnë se si ka dhunuar gazetarët dhe mediat në Shqipërisë me presione të ndryshme. Disa i kujtojnë edhe djegien e gazetës “Koha Jonë” në orët e para të 3 marsit 1997, pasi ishte hapur me titullin: “Berisha, duart me gjak!”
Më poshtë disa komente:
-Doli Saliziu te mbroje vllaun e tij,Meten!Se te jete per Ndroqin,ky e kish mbyllur me kohe.Sa qe Saliziu ku kish media,te gjitha lepe,peqe!Haruat tv.Shijak,ku u gjobit nga AMA,se kujtoj shifren,por goxha leke,qe eshte media e tij,ndersa qysh kur erdhi Rama,lulezuan mediat e gazetat i mbajne iso pronareve Ndroqi me shoke!
– E lexova lajmin në gazetë dhe s’po u besoja syve. Thashë të vija ktu te faqja juaj për ta verifikuar . Qenka e vërtetë!! Ju ankoheni për terror ndaj një narkotrafikanti që ka bër terror mediatik mbi gjithë shqiptarët, mbi shumë gazetarë dhe manovron-te nga brima e çelsit çdo fije politike dhe tendera shtetëror. Ju i dilni krah një narkotrafikanti pa asnjë meritë në ktë shtet ? Dikujt që arriti aty ku është vetëm në saj të pushtetit-para të krimit ? E mbani mend dasmën e djalit të tij ?? Një pështirosje totale karshi mjerimit të 80% të shqiptarëve. Ju merakoseni për gazetarë që sipas jush duhet të luftojnë narkoshtetin dhe paguhen me paratë e narkotrafikantit ??? Zoti ju sjelltë ndër vete, se përfaqësoni idealin (ëndrrën) demkratike të ktij vendi që ka 30 po pret drejtësi. Ju duhet të heshtni më e pakta. Ju ngritët nomeklaturën e krimit në çdo qelizë të gjyqësorit, po e shikoni vet rezultatin e “shtetit” tuaj. Erdhi Theo Jacobs tu kalojë në sitë ‘drejtësinë’ tuaj. Ju klithni për “kristaq ramën”, por Femi Abdiu qeveriste në demokracinë tuaj …. Mos përdorni çdo m…jet për të goditur EDverin… rrezikoni ta ndihmoni, rrezikoni që të dukeni Ju më kriminel nga ai ….
– Po ku ke fytyre ti mor kriminel . I harrove policet qe cove ti e rrethove top channel?




PD merr në mbrojtje gazetarët, ‘lë në hije’ Ylli Ndroqin: Mbështesim çdo hetim, pa asnjë dallim
Partia Demokratike ka shprehur qëndrimin përmes postimit të ish-kryetares së Komisionit të Medias, Albana Vokshi mbi urdhrin e SPAK për të sekuestruar pasuritë marramendëse të Ylli Ndroqit. Për pronarin e “Ora News” dhe “Rtv Ora”, PD kërkon hetim dhe transparencë me hetimin, pa asnjë dallim dhe duke nxitur barazinë e plotë përpara ligjit.
“Partia Demokratike ka ndjekur me vëmendje njoftimin e Prokurorisë së Posaçme për hetimin pasuror ndaj pronarit të grupit mediatik ORA z. Ylli Ndroqi. Duke mbështetur çdo hetim, ndaj cilido, pa asnjë dallim dhe duke nxitur barazinë e plotë përpara ligjit, Partia Demokratike apelon për transparencë të plotë mbi këtë hetim, duke qenë se mund të vihet në rrezik serioz liria e medias. Pretendimet e avokatëve mbrojtës për një sulm politik ndaj klientit të tyre janë shqetësuese dhe kërkojnë shqyrtim serioz. Shpejtësia e hetimit prej vetëm prej 7 ditësh, nga nisja e hetimit deri në paraqitjen e kërkesës në gjykatë për sekuestrimin e disa mediave, vlen gjithashtu të sqarohet. Dërgimi i forcave policore për të rrethuar RTV Ora dhe Ora News, duke ushtruar presion psikologjik mbi gazetarët dhe stafin hedh hije të forta dyshimi për mënyrën sesi u veprua, kohën kur u veprua dhe arsyet pse u veprua tani. Partia Demokratike është në mbështetje të plotë të gazetarëve dhe stafit të RTV ORA dhe Ora News, duke i inkurajuar të vijojnë të palëkundur misionin e tyre në shërbim të publikut dhe interesit të qytetarëve”, shkruan Vokshi.