Pronarët e lokaleve të dasmave në Lezhë protestojnë: Të tjerëve po u lejojnë aktivitetin, po na marrin klientët

Pasi qeveria mori vendimin për mbylljen e lokaleve të natës dhe ndalimin e muzikës pas orës 20:00, kjo irritoi jo vetëm artistët por edhe pronarët e lokaleve.

Disa pronarë lokalesh dasmash në Lezhë protestuan sot kundër masave dhe u shprehën se akti normativ nuk respektohet në mënyrë të barabartë dhe se ka selektivitet.

Sipas tyre policia po tregohet e ashpër vetëm me lokalet në Lezhë, por jo në Kurbin e Mirditë.

“Po i zhvillojnë dasmat atje lirisht, madje dhe ato që anulohen në Lezhë i marrin të tjerët,” shprehen ato.

Këta biznese kërkojne vlerësim të situatës dhe trajtim i njëjtë për të gjitha subjektet në të gjithë vendin.

Gjatë 2 javëve të fundit në Lezhë janë ndëshkuar 12 subjekte që ushtronin aktivitet publik duke realizuar dasma, por nuk ka asnjë të ndëshkuar në Kurbin dhe Mirditë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT