“Në pyjet e djegura nuk do të ngrihen kurrë pallate”, Braçe bën bilancin e zjarreve në vend: Të arrestohen…

Zëvendës kryeministri, Erion Braçe, ka bërë sot një bilanc të situatës së zjarreve në vend, ku së fundmi janë raportuar disa vatra.

Përmes një postimi të gjatë në rrjetet sociale, Braçe njofton se janë shuar plotësisht 15 vatra zjarri dhe janë djegur 50 hektarë shkurre e kullotë.

“Në pyjet e djegura nuk do të ngrihen kurrë pallate”,

“Në këtë sipërfaqe ku zjarri është shuar, është konfirmuar në vend 1.5 ha pyll i djegur. Janë aktive tani 6 vatra zjarri, 2 me shkurre e kullote dhe, 4 në pyje”, thotë Braçe.

Duke iu referuar shifrave. Braçe shkruan se vatrat më të shumta janë në shkurre e kullota, dhe se zjarret kanë qenë të qëllimshme. Sipas tij, gjëma bëhet për pak, ndërsa bën apel që të arrestohen dhe të prishen kontratat me “zjarrvënësit”.

“Në pyjet e djegura nuk do të ngrihen kurrë pallate”,

Postimi i plotë e Erion Braçes:

ZJARRI I QELLIMSHEM

NUK ESHTE SFIDE ME QEVERINE!

AS LOJE LUFTASH ME TE!

ESHTE KRIM!

Dua te ndaj me ju disa shifra nga raportimi i Agjencise se Emergjencave Civile referuar gjendjes se zjarreve dje deri sot ne oren 9.00;

1. Jane shuar plotesisht 15 vatra zjarri

2. Jane djegur 50 hektare shkurre e kullote

Ne kete siperfaqe ku zjarri eshte shuar, eshte konfirmuar ne vend 1.5 ha pyll i djegur.

3. Jane aktive tani 6 vatra zjarri,

2 me shkurre e kullote dhe,

4 ne pyje

4. Te gjithe zjarret jane ne kullota publike, kullota te menaxhuara permes kontratave nga private, pyje bashkiake.

Dua te bej me dije se, Sherbimi i Mbrojtjes nga Zjarri prej tre vitesh eshte funksion i plote i bashkive ne te gjithe vendin.

Ne pjesen me te madhe te bashkive eshte nje sherbim i ri, po themelohet, organizohet e paiset ne pune e siper;

Ashtu sic sherbimi i emergjencave po riorganizohet ne perputhje me ligjin si pergjegjesi edhe e bashkive;

DUHET SHUME PUNE E ANGAZHIM, BURIME FINANCIARE DHE NJEREZ TE KUALIFIKUAR, ME SHUME KOMUNIKIM PER TE BERE KETE PUNE JETIKE!

Tani, sic e shihni nga numrat, vatrat me te shumta te zjarrit jane ne kullota e shkurre;

Zjarrefikesit ne terren thone se jane te gjitha te qellimshme, ose per te rigjeneruar kulloten, ose per inat te tjetrit qe ka nje kontrate.

E kuptoni per sa pak behet gjema?

Atehere, te gjitha agjencite, kane marre detyren te hetojne cdo rast, te kallezojne, te arrestojme, te prishin kontratat me zjarrevenesit;

TOLERANCA ME TA MBARON NJEHERE E MIRE!

Ne pyje eshte tjeter histori;

Niveli i krimit ketu eshte pak me lart dhe i udhehequr nga interesa biznesi.

Zjarri ne Godull-Seman duhet te hetohet si krim i rende pas dyshimeve se duan territor te lire per te golemizuar;

ATEHERE PO UA THEM SOT,

MBI CDO METER KATROR PYLL TE DJEGUR ATJE E KUDO NE BREGDET,

DO RIMBILLEN PEME, KURRE PALLATE!

Do perndiqen tani ligjerisht pergjegjesit dhe kurre sdo pranohet cilido projekt pallatesh mbi pyllin e djegur.

Ne fund, dua te falenderoj qindra burra qe po luftojne me zjarret ende, te zjarrefikesve, te sherbimit pyjor, te ushtrise;

DUA TE FALENDEROJ EDHE VULLNETARET E ANGAZHUAR ME TA!PYJET E KULLOTAT JANE TONAT,TE TE GJITHEVE!

SUGJERIME

Back to top button
LAJMET E FUNDIT