FOTO: Pa maska, me fëmijë në krahë dhe ngjitur njëri-tjetrit. Pse nuk po respektohen masat e sigurisë në autobusët e Tiranës?

Shërbimi i transportit publik në të gjithë vendin tashmë funksionon normalisht, pas një periudhe 4-mujore bllokimi si pasojë e Covid-19.

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur si rregull primar mbajtjen e maskave nëpër autobusa dhe dezinfektimin e vazhdueshëm të tyre. Megjithatë disa ekspertë e pranojnë se hapja e transportit publik, edhe me masat e vendosura do të çojë në shtimin e rasteve të reja me koronavirus.

“Maskë dhe distancë! Nëse në autobus rri ngjitur me tjetrin, maska nuk të mbron”, është shprehur pak javë më pare zv. ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, madje në fuqi janë edhe gjobat për mosrespektimin e rregullave ndaj protokollit.

Por mesa duket, ende ka qytetarë jo mjaftueshëm të ndërgjegjësuar rreth situatës.

Siç shihet edhe nga pamjet e sigurura nga DITA, shumë prej pasagjerëve në autobusin e Unazës në Tiranë janë pa maska, pa respektuar distancimin social dhe pa respektuar numrin e caktuar të pasagjerëve, sipas protokollit të vendosur të sigurisë.

Fatorinot nuk bëjnë zë, madje as vetë personat që kanë vendosur të hipin të mbrojtur në autobus, të shoqëruar dhe me fëmijë të vegjël.

Ndërkohë numri i të infektuarve në vend çdo ditë po njeh shifra të larta. Është rritur numri i viktimave dhe më shqetësuese mbetet rritja numrit të të prekurve në moshë të re.

j.l./ dita

Back to top button
LAJMET E FUNDIT