Ekskluzive/ “Shefqet Ndroqi” nuk ka më vende, 10 shtretër të fundit shansi i vetëm për pacientët me Covid

Rastet e shtuara me koronavirus kanë tejmbushur kapacitetet e dy spitaleve Covid në Shqipëri, ku më i ngarkuari deri tani është spitali nr.2 “Shefqet Ndroqi”. Burime për Gazetën “Shqip” konfirmuan se deri më tani janë 180 pacientë të shtruar në repartet e këtij spitali të njohur për problemet respiratore, ndërsa janë në gjendje vetëm 10 shtretër të lirë.

Kjo situatë ka vështirësuar punën e stafit mjekësor duke e bërë gati të pamundur pritjen e rasteve të reja që shtohen nga dita në ditë.

Por sikurse gazeta “Shqip” ka shkruar këto ditë, ministria e Shëndetësisë vijon të mos raportojë shifrat e sakta të pacientëve që po trajtohen në spitalet Covid.

Sipas burimeve tona, janë gati 250 të shtruar në spitalin infektiv në QSUT dhe në spitalin “Shefqet Ndroqi” por ministria regjistron raste me Covid vetëm ato që rezultojnë prej diagnostikimit me analizën e tamponit. Ndërkohë që në spitalin “Shefqet Ndroqi” koronavirusi diagnostikohet përmes skanerit.

Në përpjekje për të raportuar më pak shifra se sa janë realisht, duket se po ashtu po fshihen dhe kapacitetet reale të shtrimeve. Spitali infektiv deri më tani ka rreth 80 të shtruar me koronavirus dhe kapacitetet e tij janë shumë herë më të vogla se spitali tjetër Covid në Sauk.

A ka mbërritur tashmë vala e dytë në disa vende evropiane? Ja çfarë thuhet për Shqipërinë

Shefja e Infektivit thirrje të fortë qytetarëve: Kemi 5 muaj lodhje, në spital po shtohen…
Por dhe ky i fundit ka arritur pikun me rastet e shtuara në këto dy muaj duke u tejmbushur deri në limitet e tij. E vetmja zgjidhje sot duket hapja e spitalit Covid-3 në ambientet e ish kirurgjisë, por ende nuk ka asnjë sinjal se kur do të hapet ai.

Në këto kushte, deri më tani spitali “Shefqet Ndroqi” ka qenë e vetmja mundësi për të pritur fluksin e pacientëve të infektuar me koronavirus, kryesisht nga Tirana dhe zonat e veriut.

Por 10 shtretërit e fundit nuk do të mjaftojnë as për 24 orët e fundit kur numri i rasteve pozitive po rritet frikshëm, vetëm në 24 orët e fundit ishin 130 pacientë të infektuar./SHQIP

Back to top button
LAJMET E FUNDIT