Meta përkujton 105-vjetorin e lindjes së Mbretëreshës Geraldinë: Shembull i dashurisë për Atdheun edhe kur ia ktheu shpinën

Presidenti Ilir Meta ka përkujtuar sot 105-vjetorin e lindjes së Mbretëreshës Geraldinë. Përmes një mesazhi në Facebook, Meta e cilëson Mbretëreshën Geraldinë si “Trëndafili ynë i bardhë”, që i dedikoi jetën europianizimit të Shqipërisë.

“Një jetë dedikuar Shqipërisë, begatisë, përparimit dhe europianizimit të plotë të saj, shembull i dashurisë e besnikërisë së përjetshme për Atdheun edhe kur ai i ktheu shpinën, vepra e Mbretëreshës Geraldinë vazhdon ende të frymëzojë e të na bëjë krenarë të gjithëve.“, shkruan ndër të tjera presidenti.

Mesazhi i Presidentit

“Ndonëse ky vend ju ka sjellë shumë më tepër brenga sesa gëzime…ju na jepni një mesazh të gjithëve, mesazhin fisnik se: Atdheu mund të jetë i dashur edhe kur është i varfër dhe i vështirë”.

Zgjodha këtë pasazh nga letra e shkrimtarit tonë të madh Ismail Kadare, dërguar Mbretëreshës Geraldinë në 12 mars 2002, për të përkujtuar sot 105-vjetorin e lindjes së saj.

Është një nga përkufizimet më të arrira për të gjithë trashëgiminë e vyer që na la “Trëndafili ynë i bardhë”.

Një jetë dedikuar Shqipërisë, begatisë, përparimit dhe europianizimit të plotë të saj, shembull i dashurisë e besnikërisë së përjetshme për Atdheun edhe kur ai i ktheu shpinën, vepra e Mbretëreshës Geraldinë vazhdon ende të frymëzojë e të na bëjë krenarë të gjithëve.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT