Qytetarët përplasen me mjekët në Infektiv, Pipero del t’i sqarojë (FOTO)

Një grup familjarësh të pacientëve të shtruar në ‘Covid 1’ janë përplasur sot me mjekët dhe rojet e spitalit Infektiv.
Ata kërkojnë informacion mbi gjendjen e të afërmve, duke pretenduar se prej 36 orësh nuk dinë asgjë mbi fatin e tyre.
Në disa foto të shkrepura nga LSA shihet mjekut infeksionist Pëllumb Piperi, i cili po sqaron qytetarët e shqetësuar për shëndetin e njerëzve të afërm.
Ministria e Shëndetësisë konfirmoi dje se 6 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në Shqipëri në 24 orët e fundit.
Sipas autoriteteve, gjatë ditës së fundit kanë konfirmuar 139 raste të reja me Covid-19 nga 561 teste të kryera.
Prej personave të infektuar, Ministria konfirmoi se 110 janë të shtruar në spital, prej tyre 21 në terapi intensive dhe 6 të intubuar.