“Jemi përballë një realiteti jo të lehtë”/ Mjeku i QSUT: Epidemia do vazhdojë, ne do përballemi…

Mjeku i QSUT-së, Andrin Tahiri ka bërë thirrje që të respektohen masat, në mënyrë që të frenohet përhapja e koronavirusit.

Në videon e shpërndarë nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, mjeku thekson se jemi përballë një situatë jo të lehtë.

“Është e dukshme që situata e epidemisë do vazhdojë. Do vazhdojmë edhe në të përballemi. Por duhet të dimë të përshtatemi me këtë lloj situate, duke edukuar sjelljen tonë. Ju lutem bëni kujdes! Respektoni rregullat e higjienës, evitoni ardhjet e panevojshme në spital! Kujdes me distancimin social! Maska, kaq e thjeshtë për t’u mbajtur dhe kaq e lehtë për t’u vënë. Jemi përballë një realiteti jo të lehtë”, apelon ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT