Një deputet i arrestuar, mocioni ndaj Hotit: Lëvizjet e Kurtit dhe siguria e Kryeministrit

Kryeministri i Kosovës Abdullah Hoti ka deklaruar se mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë i ndërmarrë nga Lëvizja Vetëvendosje nuk do të ketë sukses, pasi sipas tij koalicioni qeveritar është kompakt.

Në fakt pas shpalljes së nismës së VV-së për mocionin e mosbesimit, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate, dy nga aleatët e qeverisë bënë të ditur se nuk do ta votojnë mocionin.

PDK-ja e Kadri veselit ka deklaruar se ajo nuk do t’i bashkohet mocionit, por si opozitë do të votojë pro tij.

Sipas numrave, qeveria e Hotit e ka humbur deputetin e 61 që ka votuar për votëbesimin e qeverisë, që është Etem Arifi, një përfaqësues i një partie minoritare, i cili është dënuar dhe është pa mandat deputeti.

Për të thirrur seancën e Kuvendit për mocionin e mosbesimit, Vetëvendosjes i vlejnë 40 deputetë, ndërsa për ta miratuar 61. Vetë partia e Albin Kurtit ka vetëm 28 deputetë, e deri tani nuk ka bërë të ditur se ku do t’i mbledhë nënshkrimet kur PD me 24 deputetë ka thënë që nuk do ta firmosë.

Megjithatë, nëse Vetëvendosja i gjen 12 deputetë për të thirrur seancën, PDK ka hapur dritën jeshile për një skenar të ri. Enver Hoxhaj, numri dy i PDK-së deklaroi prerë se kjo forcë nuk do të marrë pjesë në qeverinë “Hoti”. “E kemi thënë do të qëndrojmë në opozitë”, tha ai.

Një sinjal i qartë se situate është më pro Vetëvendosjes së LDK-së. Shto këtu edhe Vjosa Osmanin dhe deputetët që ajo mund t’i marrë LDK-së në një lëvizje të re. Deri tani janë 4 deputetë të LDK-së që e kanë votuar kundër Abdullah Hotin.

Po sot kur ai është i dobët dhe po bëhet gati një qeveri e re? Vetëvendosja mësohet se ka takuar deputetët e pakicave jo serbe për t’i përfshirë në lojë, por për të ecur përpara është e domosdoshme PDK-ja. Dy variante janë në lojë: o një qeveri Kurti-Veseli, ose një kabinet teknik që çon vendin në zgjedhje, që e kanë kërkuar dy palët…

Gazeta Shqip

Back to top button
LAJMET E FUNDIT