Meta thirrje qeverisë: Pasojat e Covid-19 janë serioze, shmangni katastrofën në ekonomi

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka reaguar sot në lidhje me krizën e krijuar nga pandemia e koronavirusit. Përmes një postimi në “Facebook”, kreu i shtetit shprehet se mbyllja e mijëra qepenave të biznesit të vogël është vitrina më e dhimbshme e pasojave tepër serioze dhe të prekshme të ekonomisë sonë.

Gjithashtu presidenti Meta bën thirrje që të dëgjohen dhe mbështeten kërkesat e biznesit të vogël, përmes një strategjie konkrete dhe efikase, për të shmangur humbjen e dhjetëra mijëra vende pune.

“Mbyllja e mijëra qepenave të biznesit të vogël në mbarë vendin, është vitrina më e dhimbshme e pasojave tepër serioze dhe të prekshme në ekonominë kombëtare të efekteve negative të pandemisë COVID-19.

Të dëgjohen dhe mbështeten kërkesat e biznesit të vogël, përmes nje strategjie konkrete dhe efikase, për të shmangur humbjen e dhjetëra mijëra vende pune, katastrofat në ekonominë e çdo familje shqiptare dhe frenuar rritjen e mëtejshme të nivelit të papranueshëm të varfërisë”, shkruan Meta.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT