Rudina Hajdari publikon foton me vajzën dhe i bën apel shqiptarëve: Mendjet dhe zemrat tona janë me…

Deputetja Rudina Hajdari nuk nguron asnjëherë që të jap mesazhe sensibilizuese për shqiptarët. Këtë herë, ajo ka postuar një foto në Instagram, ku shfaqet bashkë me vajzën e saj, Sihana nga aeroporti.

Të dyja, nënë e bijë shihen të përqafuara dhe me maskën të vendosur, ndërsa Hajdari i bën thirrje të gjithëve të kujdesen për veten dhe njëri-tjetrin.

“Kujdesuni për veten dhe për njëri-tjetrin. Mendjet dhe zemrat tona janë me çdo person të prekur me COVID-19 që po kalon kohë të vështirë, dhe me familjarët që kanë humbur njerëzit e tyre të dashur”, shkruan deputetja krahas fotos.

Kujtojmë që situata në Shqipëri vazhdon të jetë kritike, pasi në 24 orët e fundit janë shënuar 6 viktima dhe  127 të infektuar.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT