Pas hyrjes së xhandarmërisë serbe, Haradinaj në Karaçevë: Nuk duhen lejuar provokime të tilla

Pas rastit të një dite më parë ku pjesëtarë të xhandarmërisë serbe u panë në Karaçevë, kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, ika vizituar ditën e sotme këtë fshat.
Haradinaj është shprehur se institucionet e sigurisë në Kosovë duhet që të ofrojnë siguri për të gjithë qytetarët dhe të mos lejojnë provokime të tilla.
Postimi i plotë i Ramush Haradinajt në “Facebook”:
Sot në Karaçevë, së bashku me nënkryetarin e Komunës së Kamenicës z. Faton Jakupi.
Vizituam fshatin dhe biseduam me banorët e zonës pas provokimit të fundit të xhandarmërisë serbe.
Institucionet e sigurisë në Kosovë duhet të ofrojnë siguri për të gjithë qytetarët dhe mos të lejojnë më provokime të tilla.