8 të infektuar me koronavirus në Patos, morën pjesë në dasmën në Zharrëz

Edhe pse autoritetet vazhdimisht bëjnë thirrje që qytetarët t’u shmangen vendeve ku ka grumbullime njerëzish, sërish shqiptarët vazhdojnë të bëjnë sipas mendjes së tyre.

8 persona nga Patosi janë infektuar me koronavirus, pasi ishin në një dasëm në Zharrëz.

Ajo që e bën edhe më të rëndë këtë ngjarje është se në dasëm kanë qenë të pranishëm një numër i madh personash, të cilët janë takuar edhe me njerëz të tjerë që nuk kanë qenë në dasmë, duke e bërë hetimin epidemiologjik shumë të vështirë.

Shpeshherë pronaret e lokaleve që organizojnë ceremoni martesore janë ndëshkuar me gjoba të mëdha, pasi nuk kanë respektuar rregullat e vendosura në këtë kohë pandemie.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT