‘Më dhimbet kur shikoj që po vdesin gjenitë dhe me paret tona po shpëtojnë mavritë’, Erion Kristo: Duhet t’i mbrojmë fort ato pak mendje brilante që kemi

Pedagogu Erion Kristo me anë të një postimi në rrjetet sociale ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të skulptorit dhe pedagogut Arben Bajo.

Kristo thotë që i dhimbset kur mendon se sa vepra të pakryera mbetën brenda mendjes së Bajos, por thotë se më shumë i dhimbset kur shikon që “po vdesin gjenitë dhe me paratë tona po shpëtojnë mavritë”.

Ai shprehet se duhet të reflektojmë sa më shpejt dhe duhet t’i mbrojmë fort ato pak mendje brilante që kemi.

“Dhimbje shumë e madhe për humbjen e jetës së skulptorit Arben Bajo. Iku një artist i madh. Krijuesi i statujës së Vaçe Zelës, e plot të tjera. Iku në moshën më të bukur, 53 vjeç. Ngushëllime për familjarët dhe miqtë. Më dhimbet kur mendoj se sa shumë vepra të pakryera mbetën brenda mendjes së tij. Po më shumë më dhimbet kur shikoj se po vdesin gjenitë dhe me paret tona po shpëtojnë mavritë. E keqja e pranuar merr forma të tilla. Në çdo rast, shteti ynë nuk ka largpamësi. Shoqëria jonë nuk i njeh vlerat. Më erdhi mirë që miqtë e tij u përpoqën dhe dikush u ofrua dhe për ndihmë. Duhet të reflektojmë sa më shpejt. Duhet t’i mbrojmë fort ato pak mendje brilante që kemi”, shkruan Erion Kristo.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT