Humbi jetën skulptori i njohur nga Covid-19, reagon Berisha: I mungoi gjaku që mund ta kishte shpëtuar, vete udhëtojnë me avion…

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për ndarjen nga jeta të skulptorit të njohur Arben Bajo, i cili ishte i infektuar me Covid-19.

Berisha me anë të një postimi në rrjetet sociale i ka shprehur ngushëllime familjes për vdekjen e skulptorit.

Ndër të tjera ai shkrun se Bajo luftoi për ditë të tëra në spital për jetën e tij, por sipas tij nuk iu sigurua gjaku që i duhej për të fituar këtë betejë.

“Por atij ne sistemin e shpartalluar mjekesor i mungoi gjaku qe mund te ishte edhe shpetimtar, dhe ata qe leshojne sot pshertima hipokrizie per vdekjen e tij dhe qe udhetojne per vete me avion ne dispozicion me parate e takspaguesve, vazhduan vakancat dhe nuk i siguruan gjakun qe i nevojitej Arbenit dhe nuk e derguan ne nje qender me te specializuar me sistem qarkullimi jashtetrupor qe edhe mund ti shpetonte jeten,” shkruan Berisha.

Postimi plotë:

Dielli nuk lindi sot per skulptorin e njohur Arben Bajo!

Te dashur miq, Covid 19 nderpreu parakohe krijimtarine dhe jeten e skulptorit te talentuar Arben Bajo, qe luftoi per dite te tera ne spital me semundjen e rende. Por atij ne sistemin e shpartalluar mjekesor i mungoi gjaku qe mund te ishte edhe shpetimtar, dhe ata qe leshojne sot pshertima hipokrizie per vdekjen e tij dhe qe udhetojne per vete me avion ne dispozicion me parate e takspaguesve, vazhduan vakancat dhe nuk i siguruan gjakun qe i nevojitej Arbenit dhe nuk e derguan ne nje qender me te specializuar me sistem qarkullimi jashtetrupor qe edhe mund ti shpetonte jeten.

Miq, Arben Bajo ishte pedagog i Universitetit te Arteve dhe njeri prej skulptoreve me te talentuar te gjenerates se tij. Veprat e tij te ekspozuara brenda dhe jashte vendi u çmuan dhe u vleresuan me interesin e merituar.

Me kete rast shpreh ngushellimet e mia me te ndjera familjes dhe miqve e te afermve te te ndjerit Arben Bajo dhe lutem qe shpirti i tij i mire te gjeje paqen e merituar! Ngushellime!! sb

Back to top button
LAJMET E FUNDIT