Covid rikthehet në Pukë, bashkia merr vendimin e papritur
Rikthimi i rasteve me Covid-19 në territorin e qytetit të Pukës ka detyruar bashkinë e këtij qyteti të mbyll institucionet e edukimit parashkollor.
“Për shkak të rikthimit të rasteve me ?COVID? në territorin e bashkisë Pukë, pas rekomandimeve të ekspertëve të shëndetësisë në Njësinë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Pukë, kemi vendosur sot mbylljen e institucioneve të arsimit parashkollor, çerdhes ” Nën Tereza” dhe kopshtit “Erjola Lluka” në qytetin e Pukës”, thuhet në një njoftimin e bashkisë së këtij qyteti.
Më tej theksohet se mbyllja bëhet për shkak të dezinfektimeve që do bëhen në këto institucione, ndërsa rihapja e këtyre institucioneve do të bëhet pas një njoftimi të dytë.
Një ditë më parë rezultuan të prekur dy shtetas në këtë qytet.