14 viktima dhe 172 raste të reja me COVID në Kosovë, qytetet më me shumë raste

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka publikuar rezultatet e testimeve gjatë 24-orëshit të fundit.
Nga 506 mostra të marra nga SHSKUK-ja dhe nga gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren rezultojnë 172 raste pozitive.
Brenda 24 orëve janë raportuar 14 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitivë.
“Gjatë 24 orëve të fundit në laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR janë testuar gjithsej 506 mostra të marra nga SHSKUK-ja dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 172 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 14 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitivë. Numri total i rasteve pozitive është 10.419 raste nga 41.152 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 341 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 114 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 6.058 raste, kurse numri i rasteve aktive është 4.020”, thuhet në njoftim.
Prej 172 rasteve të reja me COVID-19 në Kosovë, 78 prej tyre rezultojnë pozitive në komunën e Prishtinës. Një rritje në numrin e rasteve duket të ketë Gjilani, ku sot u regjistruan 19 raste të reja.
Pas Gjilanit, me 15 raste është komuna e Mitrovicës e Fushë-Kosova, me 9 të infektuar të rinj.
Rastet e tjera pozitive janë nga: komuna Pejë 8 raste, komuna Viti 7 raste, komuna Skenderaj 6 raste, komuna Drenas 5 raste, komuna Obiliq 5 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Kamenicë 3 raste, komuna Lipjan 3 raste, komuna Podujevë 2 raste, komuna Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Gjakovë, Istog, Klinë, Prizren dhe Shtime./Zëri