Epidemiologu që injoroi izolimin: 30% e popullit suedez janë imunë ndaj Coronavirus

Arkitekti i strategjisë së Coronavirus pa izolim në Suedi, pretendoi se gati 1/3 e popullsisë së vendit tani mund të ishte imune ndaj Covid-19, një teori kjo që nuk mbështetet nga provat.

Anders Tegnell, epidemiologu kryesor në Agjencinë e Shëndetit Publik të Suedisë, tha për “The Observer”, se nivelet e imunitetit mund të ishin rritur mbi 30% në disa pjesë të vendit.

Ai tha se rënia e fundit e rasteve me Covid në Suedi nënkupton se 20%, 30% ose më shumë e popullatës kanë imunitet.

Tegnell vlerësohet gjerësisht si arkitekti i përgjigjes së pazakontë që Suedia i bëri pandemisë së Coronavirus, në të cilën vendosi most ë krijojë karantinë dhe izolim, por vendosi shumë pak kufizime.

Pretendimi i tij vjen pasi u përpoq të shpjegonte numrin në rënie të rasteve të reja në Suedi gjatë muajit të kaluar.

Tegnell tha se faktorët sezonalë, si mbyllja e shkollave dhe zyrave gjatë pushimeve verore, nuk ishin të mjaftueshme për të shpjeguar rënien e rasteve.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT