Tërmeti i 26 nëntorit, firmoset marrëveshja me Italinë për fondin 95 mln euro

Italia do t’i ofrojë Shqipërisë 95 milionë euro pas firmosjes së marrëveshjes për rindërtimin e objekteve publike, që dolën jashtë funksionit nga tërmeti i 26 nëntorit.

Marrëveshja u firmos prej ministrit të Rindërtimit, Arben Ahmetaj dhe ambasadorit italian, Fabricio Bucci.

Fabricio Bucci, gjatë fjalës së tij tha se kjo marrëveshje tregon mbi të gjitha “Marrëdhëniet e veçanta që ekzistojnë mes nesh jo vetëm si miq por edhe si vëllezër”.

Ambasadori theksoi se “keto fonde do ti levrojme ne sektoret paresore, ne ate te rindertimit, por nje sektor i rendesishem eshte edhe investimi ne infrastrukturen energjike, e po ashtu edhe per ente publike qe do te mirepresin institucionet shqiptare per aktivitetet e tyre dhe ai per infrastrukturen e detit, si dhe sektori i emegjencave civile, qe tek ne quhen te mbrojtjes civile”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT