Shampanja lumë në jug, “kalamajtë e harbimit” bëjnë namin (FOTO+Video)

Zëvendëskryeministri Erion Braçe ka publikuar disa pamje në Instagramin e tij ku tregon se si shkelen rregullat anti-Covid nga të rinjtë.

Braçe shkruan se këto pamje janë në Jalë, Palasë dhe kalanë e Lëkursit. Sipas tij, një sjellje e tillë është sfidë e ulët ndaj çdo mjeku e infermieri, laboranti, farmacisti, sanitari që rrezikon jetën për të sëmurë prej harbimit apo të infektuar nga ‘kalamajtë e harbimit’.

Postimi i Braçes

BOLL BERE POLITIKE ME SEMUNDJEN! SPITALI ESHTE I FUNDIT! Ndaj boll me politike kriminale ndaj spitaleve ku ka aq shume perkushtim, pasion, dashuri, deshire, pune e sakrifica sa kurre nuk i ke pare kund!

KJO SEMUNDJE KA RREGULLAT E SAJ E AS QE KANE LIDHJE ME POLITIKEN; KANE LIDHJE ME TY SI QENIE E PERGJEGJSHME E QE SHPERNDAN KETE PERGJEGJSHMERI; JO MLLEF, URREJTJE, LIGESI, PROVOKIME, POLITIKEN E ULET TE NJOHUR TASHME!

Jane te thjeshta rregullat; MBAJ DISTANCE FIZIKE, MBAJ MASKE KUR NUK RRI DOT LARG, LAJ DUART! Kaq! Spitali nuk hyn ne to! Spitali eshte i fundit dhe ne te gjithe boten eshte keshtu! Urdhero, shihi keto video te se shtunes mbrema dhe te dieles, vetem pak dite me pare, ne JALE, PALASE, LEKURS!

Perse nuk u flet ketyre? Cfare tu bej spitali ketyre e prinderve te ketyre? Ta bej qeveria? Po patjeter, por sa nderhyn qeveria aty ti e quan cenim te lirise kushtetuese, sa zbaton qeveria masat ligjore aty ti therret per masa ekstreme te papershtatshme per realitetin ekonomik! Shihi pak shishet e shampanjes qe nuk pihen por sperkasin ajrin, njeri tjetrin e pastaj pishinen-si realitet ekonomik! KY ESHTE PROBLEMI!

Spitali do mbahet fale punes e sakrifices se punetoreve te mjekesise, por sjellja e tille eshte sfide e ulet ndaj cdo mjeku e infermieri, laboranti, farmacisti, sanitari qe rrezikon jeten per te semure prej harbimit apo te infektuar nga kalamajte e harbimit! Ndaj boll me politiken me semundjen! Eshte e neveritshme! VO: tani kam dicka me Tatimet; Shihni kupone ju ke keto vaskat me shishe shampanje?!

 Shampanja lumë në jug, “kalamajtë e harbimit”

 Shampanja lumë në jug, “kalamajtë e harbimit”

 Shampanja lumë në jug, “kalamajtë e harbimit”

 Shampanja lumë në jug, “kalamajtë e harbimit”

 Shampanja lumë në jug, “kalamajtë e harbimit”

 Shampanja lumë në jug, “kalamajtë e harbimit”

 Shampanja lumë në jug, “kalamajtë e harbimit”

 Shampanja lumë në jug, “kalamajtë e harbimit”

Back to top button
LAJMET E FUNDIT