Pesë kilometra radhë në doganën e Kakavijës, shqiptarët presin me orë të tëra për të kaluar në shtetin fqinj, pala greke punon me një sportel

Vijojnë radhët e gjata në Kakavijë, emigrantët dynden drejt Greqisë.
Që prej mëngjesit të sotëm, pika kufitare në Kakavijë është bllokuar për shkak të fluksit të madh të emigrantëve shqiptar.
Bëhet me dije se radha ka shkuar deri më 5 kilometra. Shkak i radheve të gjata mendohet se është bërë realizimi I tamponit për të kaluar në Greqi dhe kapaciteti i reduktuar i palës greke.
Mësohet se pala greke po punon me vetëm një sportel
Edhe pse radha ka shkuar në 5 kilometra edhe pak orë dogana do të mbyllet dhe qytetarët do të jenë të detyruar të kalojnë natën në makinat e tyre deri në orën 06:00 që të rinisë puna.