Si ishte dhe si po bëhet/ Thumana me qytezë të re pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka postuar mëngjesin e sotëm një video ku tregon se po vazhdon puna për rindërtimin e Thumanës.
Kreu i qeverisë shkruan në Facebook, se shumë shpejt do të nisë të marrë formë një qytezë e re moderne.
“Me Thumanën që po rilind mbi themele të reja, ku pasi është shtruar e gjithë infrastruktura nëntokësore, do të nisë së shpejti të marrë formë një qytezë e re, moderne, me një cilësi krejt të re jete për familjet e goditura keqaz nga fatkeqësia e 26 nëntorit të shkuar, ju uroj një ditë të bukur,” shkruan Rama.
Tërmeti i 26 nëntorit i mori jetën 51 personave, mes të cilëve 25 ishin nga Thumana.
Ndërkohë që dëmet materiale ishin të shumta duke u shembur pallate.